Nxënës dhe studentë të nderuar, bëhuni pjesë e shkollës së gjuhëve të huaja "ZAS-trade school".
Avanconi njohuritë
tuaja në fushën e gjuhësisë. Mësimi i gjuhës angleze ose gjermane në shkollën tonë prestigjioze, është i lehtë. Shijoni
atmosferën e mësimit që ofron "ZAS-trade school", të dizajnuar enkas për fëmijë dhe të rritur.
"ZAS-trade school" bën të pamundurën që nxënësit të përforcojnë njohuritë e tyre, qoftë në kurset grupore,
qoftë në ato individuale, duke nxitur atmosferë mësimi dhe argëtimi nga momenti që ju filloni kursin e deri në
çertifikim. Angazhimi grupor, bashkëpunimi dhe kreativiteti i nxënësve e bëjnë mësimin edhe më të
këndshëm dhe maksimalisht efektiv. Ndërsa, për studentët të cilët kanë kohë të kufizuar ose që dëshirojnë mësimin
individual me një profesor, "ZAS-trade school"ofron kurse individuale me qëllim të përvetësimit sa më të
shpejtë të gjuhës përkatëse.
Niveli: A1 dhe A2
Niveli zgjat: 3 muaj e 2 javë
Ligjëratat mbahen: 3 herë në javë nga 90 min
Niveli: B1 dhe B2
Niveli zgjat: 3 muaj
Ligjëratat mbahen: 3 herë në javë nga 90 min
Niveli: C1 dhe C2
Niveli zgjat: 5 muaj
Ligjëratat mbahen: 3 herë në javë nga 90 min
Padyshim që "ZAS-trade school" mendon edhe për ju, fëmijë të dashur. Posaçërisht për fëmijët,
"ZAS-trade school" me vite ka zgjedhur dhe ka trajnuar kuadrin më të afërt dhe më bashkëpunues e më të dashur
për nivelet nga më të ulta. Andaj, zgjedhni njërin nga programet e shumta për fëmijë dhe bashkohuni numrit të
shumë bashkëmoshatarëve tuaj që tanimë, mësojnë gjuhën angleze ose gjermane në ZAS-trade.
Kohëzgjatja e kurseve grupore:
Niveli I, II, dhe V zgjasin nga 4 muaj, 2x90min në javë.
Niveli III dhe IV zgjasin nga 3 muaj, 2x90min në javë.
Niveli VI, VII, VIII dhe IX zgjasin nga 4 muaj, 2x90min në javë.
"ZAS-trade school" i ka kushtuar po aq rëndësi edhe mësimit të gjuhës gjermane. Studentët dhe nxënësit që
mësojnë gjuhën gjermane, arrijnë suksese të menjëhershme falë literaturës, teknologjisë dhe angazhimit
me shumë përgjegjësi të mësimdhënësve më të specializuar të kësaj lëmie.
Nivelet & Literatura:
Niveli i A1: Schritte Plus Neu A1/1, A1/2
Niveli i A2: Schritte Plus Neu A2/1, A2/2
Niveli i B1: Schritte Plus Neu B1/1, B1/2
...
* Niveli i kërkuar për bashkim familjar është Niveli i I-rë A1.
Kohëzgjatja e kurseve grupore:
Niveli zgjat 4 muaj,
Ligjeratat mbahen 5 here në javë nga 90 minuta (INTENZIV).
Copyright © 2020 ZAS-trade - All Rights Reserved.